Sport

Fundi i sezonit për kapitenin e Bolognës, Ferguson i jep lamtumirën edhe ‘Euro 2024’

I prekur në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, mesfushori i Bolognës, Lewis Ferguson do t'i nënshtrohet një operacioni. Ai do të humbasë fundin e sezonit me klubin e tij, i 4-ti në Serie A, por dhe ‘Euro 2024’ me Skocinë.

16 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

Fundi i sezonit për kapitenin e Bolognës, Ferguson i jep

ITALI - Bologna humbet kapitenin e saj, në mes të garës së Serie A. Mesfushori i saj skocez, Lewis Ferguson, dëmtoi rëndë gjurin e djathtë dhe do t'i nënshtrohet një operacioni, njoftoi klubi të hënën, i cili duhet ta privojë atë edhe nga ‘Euro 2024’.

24-vjeçarit iu desh të largohej nga shokët e tij në minutën e 62-të të ndeshjes ndaj Monzas (0-0) pas një përplasjeje me një kundërshtar të shtunën në kuadër të ditës së 32-të të Serisë A. 

“Ekzaminimet mjekësore të kryera pas daljes së tij për shkak të dëmtimit në gjurin e djathtë, treguan se ai ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar,"- tha Bologna në një deklaratë për shtyp.

“Ai do të operohet dhe në përfundim të këtij operacioni do të përcaktohet edhe kohëzgjatja e mungesës së tij”,- shtoi klubi, aktualisht i katërti dhe një sensacion i vërtetë në kampionatin italian, për kapitenin e tij.

Pas 6 golave ​​dhe 4 asistimeve në të gjitha garat, sezoni i skocezit përfundon këtu. Ai e lë klubin e tij të luftojë pa të në garën për të arritur Champions League.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferg (@lewisferguson6)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll