Sport

Neymar, tifoz i Barçës kundër PSG-së...

Neymar Jr veshi fanelën e FC Barcelonës për katër vjet, përpara se të transferohej në Paris Saint-Germain midis 2017 dhe 2023. Ylli brazilian do të mbështesë katalanasit të martën.

16 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

Neymar, tifoz i Barçës kundër PSG-së...

ARABIA SAUDITE - Gjashtë sezone, pesë tituj lige ose tre Kupa të Francës, nuk kanë mjaftuar për ta bërë atë një tifoz të PSG-së. Ish-numri ‘10’ i klubit parizian, i rrëmbyer në vitin 2017 për 222 milionë euro nga FC Barcelona, ​​ka zgjedhur qartë skuadrën e tij.

Edhe nëse nuk e thotë hapur, Neymar, i cili po vazhdon rehabilitimin e gjurit të majtë në Riad, do të preferonte ta shihte klubin katalanas të arrijë në gjysmëfinale të Champions League.

Duke pëlqyer një postim të Raphinha-s, shënuesi i një dopiede në ndeshjen e parë (3-2), teksa festoi me duart pas veshëve dhe gjuhën jashtë, sulmuesi 32-vjeçar shfaqi simpatinë e tij për bashkatdhetarin e tij që luan për Barcelonën.

Neymar, tifoz i Barçës kundër PSG-së...

Ish-shoku i skuadrës së Xavi (2013-2017), tani në Al-Hilal, nuk e ka fshehur kurrë se ka jetuar vitet e tij më të mira në Katalonjë.

Tek PSG, përveç Marquinhos, të cilin e konsideron irmao (vëllain) e tij, ai nuk ka mbajtur shumë miq. Qoftë në dhomat e zhveshjes, mes punonjësve të klubit, të cilët i mbante në distancë, qoftë me tifozët që nuk pranoi t'i përshëndeste pas ndeshjeve sezonin e kaluar. Divorci ishte i plotë kur ai u shty nga drejtuesit e klubit verën e kaluar.

Neymar, tifoz i Barçës kundër PSG-së...

Nga ana tjetër, me Barçën, të cilës ai u përpoq të bashkohej disa herë gjatë mandatit të tij parizien,  "ai ka vetëm kujtime të mira",- nënvizon Raphael de Angeli, ish-korrespondent i TV Globo në Paris: 

"Aty fitoi trofeun e tij më të madh, Champions League (2015), që e përfundoi në podiumin e ‘Topit të Artë’ (2017, i 3-ti) dhe se pati një shpërthim me miqtë e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez. Por, nëse do të mbështesë Barçën në ndeshjen e kthimit, kjo nuk do të thotë se ka inat apo urrejtje ndaj PSG-së.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll