Sport

Terzic, para sfidës me Atléticon: "Ne kemi gjithçka në dorë për t'u kualifikuar"...

Edin Terzic, trajneri i Borussia Dortmundit, është i bindur se ekipi i tij mund të përmbysë rezultatin e pafavorshëm të ndeshjes së parë (1-2) kundër Atlético Madridit të martën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League.

16 Prill 2024, 08:00 Nga DOSJA

Terzic, para sfidës me Atléticon: "Ne kemi gjithçka

GJERMANI - Edin Terzic, trajneri i Borussia Dortmundit, përpara sfidës me Atlético Madridin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, është shprehur i bindur se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së pare në Madrid.

Ja si u shpreh ai në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit ndaj Atletico Madridit për çerekfinalet e Champions League:

“Do të shohim. Unë mendoj se ata ishin gjithashtu shumë të disiplinuar javën e kaluar, duke pritur të na joshin në grackën e tyre.

Nga kjo ndeshje mësuam tre gjëra: në radhë të parë rezultatin, që tregon se kemi gjithçka në dorë nesër (e martë, në orën 21:00) për t'u kualifikuar në turin tjetër.

Së dyti, ndjenja se është e vështirë të luash kundër Atleticos kur je duke bërë atë që ata duan të bëjnë.

Por e treta është ndjenja se çfarë duhet të investosh për t'i mposhtur ata, sepse këtë e treguam qartë, sidomos në pjesën e dytë. Dhe ju duhet të shkoni për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll