Sport

22-vjeçari suedez i dha lamtumirën fushës së futbollit dhe u bë murg budist…

Futbollisti suedez, Kevin Lindin, u tërhoq nga sporti profesionist në moshën 22-vjeçare dhe udhëtoi në Tajlandë, për t'u bërë murg budist.

15 Prill 2024, 20:12 Nga DOSJA

22-vjeçari suedez i dha lamtumirën fushës së futbollit dhe

ITALI - Kevin Lindin është historia e një futbollisti të ri, i cili e nisi karrierën e tij me ëndrra të mëdha, të cilat përfunduan në moshë të re. Suedezi ishte një "8", me aftësinë për të konkurruar edhe si "6" dhe "10" në fushën e futbollit.

Në moshën 18-vjeçare ai iu bashkua akademive të Bolognës dhe garoi në divizionet më të vogla italiane, me Paniese dhe Pisa, me të cilat festoi edhe kampionatin e Serisë C dhe ngjitjen në Serinë B në vitin 2019.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kevin • HAPPINESS (@kevin_lidin)

Mesfushori i ri u rrënua nga dëmtime të rënda dhe u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2021, në moshën 22-vjeçare, me një vendim që ia ndryshonte jetën. Suedezi udhëtoi për në Dubai, filloi meditimin dhe jogën dhe u bë një murg budist.

Ish-futbollisti i ri këshillon pothuajse 11.000 ndjekësit e tij në Instagram që të mos u bëjnë përshtypje paratë, diplomat dhe titujt, por në vend të këtyre të meditojnë dhe të marrin nën kontroll shëndetin e tyre fizik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kevin • HAPPINESS (@kevin_lidin)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll