Politike

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Dumani: Ka vendime të formës së prerë për gjyqtarë të GJK dhe GJL! Çuçi: Herët që SPAK të bëjë analizë statistikore

Ndërkohë më herët Bledi Çuçi i është përgjigjur Dumanit në lidhje me shqetësimin e ngritur nga kreu i SPAK-ut për institucionet që nuk kallëzojnë krimet. Çuçi tha se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore.

12 Prill 2024, 14:33 Nga r.ll
Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Dumani: Ka vendime të formës
altin dumani, bledi cuci

TIRANË- Paraditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin. Teksa po fliste për punën dhe problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti socialist Bledi Çuçi në lidhje me veprimet e hetime të ndërmarra për gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu.

Pyetja i referohej hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut.  Dumani tha se ka vendime fajësie të formës së prerë dhe konfiskime pasurie për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar nga vettingu. Dumani tha se KPK dhe KPA duhet të referojnë rastet që SPAK t'i ketë në vëmendje.

ÇuçiUnë dua t'i qëndroj besnik raportit që ne kemi. Dëgjova zotin Dumani disa ditë më parë të fliste për shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ky nuk ka qenë një shqetësim në Rpaortin e Progresit. Përkundrazi ka pasur një shqetësim lidhur me garantimin e një historiku solid për hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut. Cila është gjendja e referimeve proaktive, hetimeve dhe vendimeve përfundimtare në çështjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut?

DumaniLidhur me pyetjen unë e kam sqaruar dhe më para, duhet të merren në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me ligjin e vettingut. Kemi në kompetencë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe të GJKKO, kemi proceduar penalisht dhe kemi dërguar për gjykim disa anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut. Kemi edhe vendime fajësie të formës së prerë për këtë kategori subjektesh. Kemi dhe hetime pasurore për ato subjekte ku kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurive dhe në dy raste të tjera janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që i kemi hetuar. Është një numër i vogël. Numri më i madh i gjyqtarëve edhe prokurorëve që janë larguar nga vettingut,. I për GJSHP dhe Apelit. Nuk janë në kompetencën tonë lëndore, por vetëm nëse kryejnë veprën penale të korrupsionit. S’jemi indiferentë ndaj vendimmarrjes së KPK-së dhe KPA-së. Kemi pasur raste që duke u nisur edhe nga vendimmarrja e KPK-së dhe KPA, përftojmë indicie që ka vend për procedim penal. E kemi bërë... edhe KPK dhe KPA duhet të referojnë, që ne t’i kemi në vëmendje. Jo vetëm ndjekje penale por kemi pasur edhe konfsikime.

Ndërkohë më herët Bledi Çuçi i është përgjigjur Dumanit në lidhje me shqetësimin e ngritur nga kreu i SPAK-ut për institucionet që nuk kallëzojnë krimet. Çuçi tha se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore.

"Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve prokative."- tha Çuçi.

altin dumani bledi çuçi keshilli kombetar i integrimit

Sondazh

Poll