Politike

"Vendime me urdhër të Ramës", Argita Malltezi: Zgjatja e arrestit shtëpiak për liderin e opozitës synon djegien e mandatit të tij

Malltezi u shpreh se Berisha dhe Jamarbër Malltezi po iu zgjatet arresti shtëpiak pa asnjë fakt dhe pa asnjë prove, përveç vendimit të SPAK-ut.

12 Prill 2024, 11:21 Nga r.ll
"Vendime me urdhër të Ramës", Argita Malltezi: Zgjatja
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berishës ka zhvilluar sot në konferencë për mediat bashkë me avokatët e kryedemokratit. 

Malltezi u shpreh se Berisha dhe Jamarbër Malltezi po iu zgjatet arresti shtëpiak pa asnjë fakt dhe pa asnjë prove, përveç vendimit të SPAK-ut. Sipas saj çdo gjë bëhet me vendim të kryeministrit Edi Ram dhe i vetmi synim është djegia e mandatit të Berishës dhe goditja e opozitës.

"Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit. Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë. Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamarbër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të SPAK-ut. Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës. Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në Kuvend dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.

argita malltezi sali berisha

Sondazh

Poll