Politike

Mazhoranca e bojkoton sërish, dështon mbledhja e Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi. 

12 Prill 2024, 11:40 Nga r.ll
Mazhoranca e bojkoton sërish, dështon mbledhja e Komisioni Hetimor
foto ilustruese

TIRANË- Ka dështuar për herë të katërt mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, pasi u bojkotua sërish nga mazhoranca. 

Anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

Në seancën e fundit, Vokshi tha se do t’i drejtohen me një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të sigurojë mbarëvajtjen e mbledhjes. Në të kundërt, nëse socialistët mungojnë edhe një herë tjetër, ajo  tha se do kërkojnë zëvendësimin e tyre siç e parashikon ligji.

komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll