Politike

Salianji pas shtyrjes së seancës në Apel: Do nxjerr fakte se denoncimi i bërë nga unë është 100% i vërtetë

Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill. Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill.

12 Prill 2024, 10:38 Nga r.ll
Salianji pas shtyrjes së seancës në Apel: Do nxjerr fakte se
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pas daljes nga ambientet e gjykatës së Apelit, ka folur për mediat.

Ai tha se do të nxjerrë fakte që tregojnë se është 100% e vërtetë denoncimi i bërë nga ai në emër të PD dhe sesi institucionet e shtetit shqiptar sipas tij, kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës për ish-ministrin Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij. 

Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill.

Salianji: Është një çështje që ka ardhur në Apel si kallëzim i trafikantit të drogës Geron apo Agron Xhafaj. Është një denoncim që pavarësisht se prokuroria ka detyrën bashkë me atë që ka bërë kallëzimin që të vërtetojë fajësinë. Po ju them që unë do nxjerr fakte shkencore sesi është 100% e vërtetë denoncimi i bërë nga unë në emër të PD dhe sesi institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit dhe Geron Xhafës dhe kanë shmangur hetimin pasuror të tij për ti bërë të mundur të vazhdojë karrierën politike, por edhe bizneset e tij.Gjyqtari që ka marrë vendimin në shkallë të parë që është Artan Gjermeni, është në përgjimet e prokurorisë italiane, kam vendimin që ishte zar, shpërbetar i fëlliqur i Enver Dollakut dhe një personazhi i bandës  së Lushnjës që quhej “i vogli”.

Arsye për shtyrjen e seancës së sotme ka qenë kërkesa e bërë nga përfaqesuesi ligjor i Jetimir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.

ervin salianji

Sondazh

Poll