Politike

Hera e katërt që bojkotohet nga mazhoranca, Vokshi: Çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar.

Vokshi dhe deputetët e tjerë të PD denoncuan shkeljet që sipas tyre janë bërë që në mbledhjen e parë të komisionit.

12 Prill 2024, 12:12 Nga r.ll
Hera e katërt që bojkotohet nga mazhoranca, Vokshi:
albana vokshi

TIRANË- Kryetarja e Kosmisionit Hetimor për Shëndetësinë ka folur pas dështimit për herë të katërt të mbledhje, për shkak të bojkotit nga anëtarët e mazhorancës. 

Vokshi dhe deputetët e tjerë të PD denoncuan shkeljet që sipas tyre janë bërë që në mbledhjen e parë të komisionit. Ajo tha se çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar.

“Deputetet e mazhorancës në mënyrë arrogante bojkotuan punimet e këtij komisioni. Sot punuan me ekspertët ligjorë për të pasqyruar ecurinë e punës së komisionit si dhe shkeljet nga ana e mazhorancës. Çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar.

Mbledhja e parë është bërë më 25 mars. Mazhoranca nxori 100 pretendime dhe në vend që të mbahej mbledhja e radhës ato e vonuan 10 ditë. Mbledhja e dytë më 2 prill, mbledhja e tretë u thirr të nesërmen dhe këtë fat kanë pasur mbledhja e 4, e 5 dhe mbledhja e sotme më 12 prill. Të katërta të bojkotuara nga ana e mazhorancës.

Që në mbledhjen e parë filloi shkelja e deputetëve të mazhoranca që donin që mos mbahej mbledhja me pretendimin se vendimi i miratuar në seancë nuk kishte një numër. Pavarësisht se 95 deputetë kishin votuar, atë kërkuan mbylljen e mbledhjes”, tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll