Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku: KKE është hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit! Detyra jonë, zbatimi i vendimeve edhe kur nuk na pëlqejnë

Deputetja demokrate shtroi se Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën kanë  vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

12 Prill 2024, 10:38 Nga N.F
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku: KKE
Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit është shprehur se nuk ka dy drejtësi. Tabaku u shpreh se kanë forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.


Ajo u shpreh se këshilli KKE është hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Deputetja demokrate shtroi se Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën kanë  vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Fjala e plotë:
Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë. Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua. Kemi forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucionë kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarine e tyre. Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët.

pd jorida tabaku keshilli kombetar

Sondazh

Poll