Politike

"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën"/ Shpërthen rrjeti kundër Olta Xhaçkës: Të vjen ndot nga vetja, aq e pështirë ngjan 

Teksa po jepte një intervistë për Top Channel, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, deklaroi se ishte ëndërr e bashkëshortit të saj që të bëhej investitor strategjik në Himarë edhe pse është në shkelje të ligjit. 

12 Prill 2024, 11:36 Nga I.A
"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të
Olta Xhaçka

TIRANË-  "Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty", kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik në Himarë. Teksa po jepte një intervistë për Top Channel, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, deklaroi se ishte ëndërr e bashkëshortit të saj që të bëhej investitor strategjik në Himarë edhe pse është në shkelje të ligjit. 

Kjo deklaratë skandaloze e deputetes socialiste, e bërë në një televizion kombëtar ka marrë reagime të shumta nga qytetarët dhe nga gazetarët. Xhaçka me tone rracizmi dhe përbuzje ka ofenduar të gjithë shqiptarët që nuk kanë mundësi që të shkojnë në plazhe të shtrenjta, por zgjedhin si këmbim plazhet publike duke marrë çadrën me vete dhe duke shijuar kohën me familjen e tyre në det.   

Për Xhaçkën dhe familjen e saj, që kanë shkelur ligjin dhe kanë zaptuar tokat në Himarë me ndihmën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, është më e ndershme që plazhet të kthehen në burim lekësh për ta, se sa që të shkojnë njerëzit që skanë gjendje financiare për të përballuar çmimet stratosferike që vendosen. 

Gazetarët Blerina Gjoka, Klodiana Lala, Taulant Koplikaj apo dhe Klevin Muka kanë ironizuar deklaratën e Xhaçkës, e cila dukej e lehtësuar që u shkelë vendimi i Gjykatës Kushetuese dhe që socialistet mbrojtën mandatin e paligjshëm të saj.

Reagimet:

Blerina Gjoka

"Plazhin e duam qe mos te na vije dikush nga mali te na ver çadren aty"
Cit: investitori strategjik

Klodiana Lala

Olta Xhacka nese te ka mbetur sadopak moral, ik vete! Aq peshtire ngjan sa jam e bindur qe te vjen ndot nga vetja jote!

Klevin Muka

Po vjen djali me pamje nga mali,
Të ngulë çadrën, të dalë ku të dali,
-Jo mor djalë se atë se ngul dot,
Këtu i thonë Dhërmi, e deti ka Zot

Taulant Koplikaj

Ju s'keni turp qe reagoni pa kuptu nentekstin. Kur thote nga Mali, e ka fjalen per Malin e Zi.
Por jeni mesu me sha e me ofendu njerezit e punes dhe sakrificave.

 

olta xhaçka

Sondazh

Poll