Politike

La qelinë disa javë më parë, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake

Vangjush Dako është caktuar në arrest shtëpie për shkak se i kanë kaluar afatet e paraburgimit.

12 Prill 2024, 13:27 Nga r.ll
La qelinë disa javë më parë, Vangjush Dako mbërrin
vangjush dako

TIRANË- Ish-kryebashiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u lirua nga qelia disa javë më parë, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Në seancën e sotme pritet të vendoset nëse dosja në ngarkim të tij do kalojë ose jo për gjykim. Vangjush Dako është caktuar në arrest shtëpie për shkak se i kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

vangjush dako

Sondazh

Poll