Politike

Çështja "Babale", mbahet sot seanca në gjykatën e Apelit për Salianjin

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet e ish-ministrave dhe familjarëve të tyre me kultivimin e lëndëve narkotike. 

12 Prill 2024, 08:48 Nga r.ll
Çështja "Babale", mbahet sot seanca në gjykatën
ervin salianji

TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji për dosjen "Babale". Çështja do të shqyrtohet nga relatorja Elona Toro dhe gjyqtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Në gjykatën e Apelit në mbështetje të tij kanë shkuar edhe një grup deputetësh si Gazment Bardhi, Agron Gjekmakaj, Ina Zhupa, Luan Baçi.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

 

ervin salianji

Sondazh

Poll