Politike

“Jam i zhgënjyer”, Kryemadhi: Kur Fleckenstein-it i përmenda dosjen 339 u çua nga tavolina

7 Mars 2019, 06:48 Nga DOSJA
“Jam i zhgënjyer”, Kryemadhi: Kur Fleckenstein-it i

Tiranë-  Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja.” 

Kjo ka qenë deklarata e Knut Fleckenstein disa ditë më parë për kryetaren e LSI-së për vendimet në lidhje me situatën politike në vend.(lexo këtu)

Së fundmi ka folur Kryemadhi në për këtë deklaratë, e cila në emisionin “Opinion” ka treguar takimin që pati me eurodeputetin.  Sipas saj Fleckenstein është ngritur nga tavolina kur i është përmendur dosja 339 dhe bandat e drogës. Kryetarja e LSI-së theksoi se eurodeputetit mund t’i ketë bërë një premtim Rama që shqiptarët në Gjermani të votojnë për të. Sqarojmë që dosja 339 ka të bëjë me hetimet për Vangjush Dakon, kreun e Bashkisë Durrës që akuzohet për blerje votash.

Fleckenstein kur ishim në takim, kur u diskutua dosja 339 u çua nga tavolina dhe iku. Nuk e di, unë di të them që edhe kur përmenda bandat e drogës, të trafikut të drogës të Hamburgu ajo siç duket e irritoi më shumë seç duhet. Nuk duhet të harrojmë që zoti Fleckenstein është eurodeputet nga Hamburgu dhe ndoshta mund t’i ketë bërë ndonjë premtim zoti Rama që gjithë kontingjenti shqiptar i zotit Rama që punon dhe jeton në Hamburg t’i shërbejë zotit Knut për vota. Kam përshtypjen që kështu funksionon…

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve dosja 339 knut fleckenstein monika kryemadhi protestat e opozites djegia e mandateve dosja 339 knut fleckenstein monika kryemadhi protestat e opozites

Sondazh

Poll