Politike

Rama kthehet në Tiranë: Në Itali isha për të pastruar baltën e opozitës qorre

6 Mars 2019, 20:17 Nga DOSJA
Rama kthehet në Tiranë: Në Itali isha për të pastruar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të shkurtër në mediat sociale shkruan se sot do të kthehet në Tiranë.

Rama shton se në Itali për 24 orë, zhvilloi disa intervista që sipas tij do të shërbejnë për të pastruar baltën e ziftit të lidershipit qorr të opozitës.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia #HumbësaPaDinjitet”, shkruan Rama.

Rama prej ditës së djeshme, pas seancës së Kuvendit u largua drejt Italisë dhe ka zhvilluar disa intervista në mediat kryesore në apenine. Mbrëmë Rama ishte në emsionin “Porta a porta, intervistë që u komentua shumë në rrejtet sociale dhe në media në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 24 ore ne itali edi rama rama ne itali vizita ne itali 24 ore ne itali edi rama rama ne itali vizita ne itali

Sondazh

Poll