Politike

Djegia e mandateve, deputeti i PS: U vetëvarën në pishat e Parlamentit, na akuzojnë se nuk u premë litarin

6 Mars 2019, 20:46 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, deputeti i PS: U vetëvarën në pishat e

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, në një postim në Facebook ka komentuar vendimin e opozitës, duke thënë se me djegien e mandateve kanë bërë një vetëvarje.

Manja shton se opozita pas vetëvarjes që ka bërë, që sipas tij “vetëvarë politikisht në degët e holla të pishave para Parlamentit”, tani akuzon qeverinë se nuk i ka prerë litarin.

Para disa muajsh, me përmendjen e djegies së mandateve, pakkush besonte se opozita do të arrinte në këto ditë mjerane për të. E habitshme vërtet kur mendon se seç erë e marrë fryu në krerët e saj, po ajo, me djegien e mandateve u vetvar politikisht në degët e holla të pishave para Parlamentit. Mirë që u vetvar politikisht, po tani na akuzon ne, si mazhorancë, se nuk i premë litarin! Epo, çudi vërtet, sepse, në politikë, kundërshtari zor të të pres litarin kur mund të të heq karrigen!”, shkruan Ulsi Manja në postimin e tij në Facebook.

Opozita e bashkuar pas protestave ka vendosur që të djegë mandatet, dhe ka dorëzuar dorëheqjet në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, duke futur vendin në një krizë institucionale.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputeti i ps djegia e mandeteve te opozites kriza politike ulsi manja deputeti i ps djegia e mandeteve te opozites kriza politike ulsi manja

Sondazh

Poll