Politike

Dëbimi i gazetares angleze, reagon Manjani: Trajtim çnjerëzor, hakmarrje provinciale

6 Mars 2019, 20:04 Nga DOSJA
Dëbimi i gazetares angleze, reagon Manjani: Trajtim çnjerëzor,

Pas lajmit të publikuar nga Dosja.al (Lexo këtu) për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të gazetares angleze Alice Taylor, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manjani shprehet se “dukshëm akti i mos rinovimit të lejes së qëndrimit është i motivuar nga hakmarrja politike provinciale”.

Sipas tij dëbimi në kushtet e pamundësisë shëndetësore është trajtim çnjerëzor, ndërsa shprehet se një qeveri që bën diçka të tillë nuk mund të jetë më e jona, pasi sipas tij asnjë shqiptar nuk e bën një gjë të tillë.

Postimi i Manjanit:

“Alice Taylor qenka një gazetare e huaj rezidente në Shqipëri.

Nuk kisha dëgjuar për të deri më sot, kur lexova denoncimin e saj, sipas të cilit qeveria kërkon ta përzërë nga territori megjithëse është në pamundësi shëndetësore për të udhëtuar.

Natyrisht, me këtë gjest qeveria bëri të famshme edhe një kritizerë të huaj.

Dukshëm akti i mos rinovimit të lejes së qëndrimit është i motivuar nga hakmarrja politike provinciale.

Por dëbimi në kushtet e pamundësisë shëndetësore është trajtim çnjerëzor!

Asnjë shqiptar nuk e bën këtë gjë! S’e ka bërë kurrë as në ditë të vështira.

Qeveria që e bën këtë gjë s’mund të jetë më e jona!

Na fëlliqi, po fare!

Ndërkohë ambasadorët boll na qanë hallet tona, ti dalin në mbrojtje gazetares së tyre! OSBE dhe BE në mënyrë të veçantë.

Alice Taylor ka qënë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare në preononcimin për televizionin rus “Russia Today”. 

Gazetarja është mjaft e njohur për publikun shqiptar si blogere. Ajo zotëron blogun “Balkanista”, një blog dedikuar shqiptarëve dhe Shqipërisë ku promovohet turizmi dhe kultura jonë. Alice nuk ka lënë pas as fenomenet tipike shqiptare dhe një prej tyre flet vetëm për reagimet e meshkujve tanë dhe fiksimin e tyre me vizat. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alice taylor debimi i gazetares angleze hakmarrje politike ylli manjani alice taylor debimi i gazetares angleze hakmarrje politike ylli manjani

Sondazh

Poll