Politike

Gazi lotsjellës në protestën e opozitës, Berisha: Anëtari i bandës së ’97 furnizoi policinë (EMRI)

6 Mars 2019, 18:47 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës në protestën e opozitës, Berisha:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari siças të cilit thuhet se gazi lotsjellës i përdorur në protestë është nga kompania e një prej anëtarëve të Gjolekë Malajt, Emiljano Duashaj, i cili ka kompaninë MSSC (Military System Supply Company”.

Postimi i Berishës:

Ja kush furnizon Edvinin me lende helmuese te ushtrise se Beogradit!

Miq, denoncohet furnizimi i narkopolicise me lende helmuese luftarake te ushtrise serbe nga banda e 97-tes e Gjolek Malaj dhe
perdorimi i paramilitareve te tij per te hedhur bombat mbi demostruesit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Duke perjetuar ngjarjet e fundit ku ne gjykimin tim forca paramilitare te Gjolek Malaj jane bere njesh me Garden e republikes, shpreh indinjaten e perpiqem te ndihmoj sa mundem ne kete kundervenje. Une kam prova te besueshme ne gjykimin tim se materialet jane furnizime nga MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) nje komapni e Emiljano Duashaj antar i bandes se Gj. Malaj ne ngjarjet e vitit 97. Dyshoj qe edhe hedhja e bombave serbe te furnizuara nga vete banda e Gjolek Malaj direkt ne trupin e drejtuesve te opozites eshte e njerezve te tij.Gjithe te mirat e ne konfidence…

Kujtojmë se Berisha ka denoncuar edhe më para, se këto lëndë helmuese të përdorura në protestën e opozitës, vinin nga një prej anëtarëve të bandës së Gjolekë Malajt, të 1997-ës. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emiljano duashaj gazi lotsjellës i kompanisë mssc gjolekë malaj sali berisha emiljano duashaj gazi lotsjellës i kompanisë mssc gjolekë malaj sali berisha

Sondazh

Poll