Politike

Gjykata Kushtetuese kundër Kuvendit: Të përjashtuarit nga partia nuk mund mandatohen në emër të saj

6 Mars 2019, 19:35 Nga DOSJA

Tiranë- Një ditë pas protestës së 16 shkurtit, Partia Demokratike dhe LSI propozuan djegien e mandateve, si zgjedhja e vetme për të rikthyer ligjshmërinë në zgjedhje. Ky vendim u materializua më pas protestës së 21-shkurtit, ku deputetët dorëzuan vendimin e tyre të firmosur në Kryesinë e Kuvendit.

Pas këtij vendimi, një pjesë prej deputetëve si nga PD ashtu edhe nga LSI u përjashtuan nga subjektet politike pasi dolën jashtë urdhërit të strkturave të partive në fjalë, duke pranuar mandatin, apo duke mos e dorëzuar atë.

Por një vendim i Gjykatës Kushtetuese i datës 8 shkurt 1993, i vetmi precedent për mandatet, thotë se mandatet e deputetëve nuk mund të zëvendësohen në bllok.

Tre deputetë të larguar nga Partia Demokratike, përkatësisht Arben Demeti, Preç Zogaj e Shahin Kadare kërkonin që të bëheshin deputetë, kërkesë që nuk ishte miratuar nga Kuvendi i asokohe. Për këtë ata iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, e cila sërish vendosi kundër tyre, pasi ata ishin larguar nga subjekti për të cilin kishin kandiduar.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e përbërë nga: Rustem Gjata, Kryetar, Feti Gjilani, zv/kryetar dhe gjyqtarët Manol Konomi, Hilmi Dakli, Franc Jakova, Veli Budo, Ylvi Myrtja, Thimjo Kondi, Natasha Sheshi – relatore e çështjes,   

(…) në datat 25.01.1993 dhe 08.02.1993, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen me kërkuesa: GRUPI PARLAMENTAR I PARTISE SOCIALISTE; ARBEN DEMETI, PREÇ ZOGAJ, SHAHIN KADARE, me objekt: “Anullimin e Vendimit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë,datë 27.08.1992”.

(…) Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me shumicë votash, vendosi:

“Rrëzimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të kërkuesave Arben Demeti, Preç Zogaj e Shahin Kadare”“, – thuhet në vendim.

Nisur nga ky fakt, lind pyetja, si mund të veprohet në rastin e deputetëve të PD dhe LSI që janë përjashtuar nga subjektet për të cilat kanë kandiduar? Duke qenë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është precedenti i vetëm që kemi, çfarë do të ndodhë me mandatet e deputetëve të cilët tashmë janë bërë pjesë e Kuvendit të shqipërisë?

Më poshtë Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese të datës 8 shkurt 1993 dhe i arsyetuar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites gjykata kushtetuese mandatet e opozites djegia e mandateve te opozites gjykata kushtetuese mandatet e opozites

Sondazh

Poll