Politike

"Lidhja e Olsi Ramës me Xibrakën të futet në rend dite", Zhupa: Nëse maxhoranca kërkon kohë për t’i përgatitur kuzhinën dhe temat Endri Fugës...

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi që të futet në rend dite për diskutim çështja për të cilën grupi i PD-së kërkoi më parë interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

11 Prill 2024, 11:11 Nga r.ll
"Lidhja e Olsi Ramës me Xibrakën të futet në rend
ina zhupa

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes deputetëve të opozitë dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikollën. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi që të futet në rend dite për diskutim çështja për të cilën grupi i PD-së kërkoi më parë interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Nilkolla i ndërpreu fjalën Zhupës, pasi sipas saj nuk ishte fjala për procedurë. 

DISKUTIMI:

ZhupaGrupi i PD kërkoi interpelancë me kryeministrin që e mori si çështje personale, e mirkuptojmë, nuk pranoi interpelancën. Grupi i PD ka depozituar mocion me debat. Kam 2 sugjerime. Bëhet fjalë për çështje të interesit publik si trafikimi i narkotikëve dhe marrëdhënia e policisë me SPAK.

BardhiNuk është etike t’i ndërpritet fjala kolegëve kur flasin për procedurë. Nuk ka dakordësi për mosdikutim. Ligji që citoni flet për kush prezanton raportin, ndërsa për çështjet e rendit të ditës ka diskutim. Ky Parlament nuk e ka për herë të parë këtë procedurë.

ZhupaPropozoj që ta votojmë dhe ta fusim në rend të ditës për ta diskutuar sot. Nëse maxhoranca kërkon që kohë për t’i përgatitur kuzhinën dhe temat Endri Fugës, duhet të mbajmë një qëndrim, bëhet fjalë për gjëra sensitive, që lidhen me rëndësinë që ka procesi i integrimit. Pavarësisht nëse përmendet emri i Ramës apo jo. Çështja e dytë ka të bëjë me komisionin e dezinformimit. Ai nuk duhet të kalojë në mënyrë të njëanshme.

ina zhupa seance plenare 11 prill 2024

Sondazh

Poll