Politike

Kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, sot sërish protestë para bashkisë së Tiranës

E njëjta protestë u zhvillua 6 ditë më parë, ku qytetarët bllokuan rrugën para bashkisë, ku hodhën vezë dhe mollë në drejtim të godinës.

11 Prill 2024, 09:28 Nga r.ll
Kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, sot sërish protestë para
foto nga protesta e kaluar

TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

“Në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës, të bashkuar në protestë për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D”, janë shprehur në thirrjet e tyre drejtues të PD, duke iu referuar korrupsionin me dosjen "5D". 

E njëjta protestë u zhvillua 6 ditë më parë, ku qytetarët bllokuan rrugën para bashkisë, ku hodhën vezë dhe mollë në drejtim të godinës. I pranishëm në protestën e kaluar ishte dhe kreu i Partisë së Lirisë. 

proteste para bashkise erion veliaj

Sondazh

Poll