Politike

Raporti i Freedom House: Kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë përballen me masa ndëshkuese, kërcënime si dhe gjoba

Në gjetjet e Freedom House gjatë vitit të kaluar, theksohet se mediat që bëhen kritike ndaj qeverisë e kanë pësuar.

11 Prill 2024, 11:07 Nga I.A
Raporti i Freedom House: Kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë
Edi Rama

TIRANË- Organizata amerikane Freedom House ka publikuar raportin për lirine e medias në Shqipëri. Në gjetjet e Freedom House gjatë vitit të kaluar, theksohet se mediat që bëhen kritike ndaj qeverisë e kanë pësuar. Si rast konkret, Freedom House ka marrë televizionin News 24 të familjes Hysenbelliu, media e cila është përballur me kërcënime dhe gjoba të larta vetëm pse u bë kritike ndaj qeverisë. 

Pjesë nga Raporti:

Raporti thotë se “kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë, si në rastin e Neës 24 të familjes Hysenbelliu, ato përballen me masa ndëshkuese, kërcënime dhe në disa raste gjoba të larta.”

freedom house edi rama

Sondazh

Poll