Politike

Mandati i deputetes Xhaçka, Çuçi: Raportin e kemi gati, sot e çojmë në Kushtetuese!

Ai tha se raporti, i cili u kërkua nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, është përfunduar. 

11 Prill 2024, 10:45 Nga r.ll
Mandati i deputetes Xhaçka, Çuçi: Raportin e kemi gati, sot
bledi cuci

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se raporti, i cili u kërkua nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, është përfunduar. 

‘Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.

bledi çuçi seance plenare 11 prill 2024 olta xhacka

Sondazh

Poll