Politike

Sot seancë plenare, Kuvendi vendos për "fatin" e mandatit të Olta Xhaçkës

Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrenë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.

11 Prill 2024, 07:25 Nga N.F
Sot seancë plenare, Kuvendi vendos për "fatin" e mandatit
Olta Xhaçka

TIRANË- Ditën e sotmë në Parlament do të vendoset në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00 ndërsa ende mbetet i paqartë nga vendimi pasi i paqartë ishte edhe qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrenë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.

Në mungesë të një qëndrimi nëse shumica socialiste do ta çojë ose jo për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ajo tha se deri të mërkurën do të përgatisë një raport ku do të rendisë argumentet e saj ligjore ndaj vendimit të “Kushtetueses”. 

Çështja e mandatit të Xhackas u rikthye në vëmendje, pasi Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën bashkëshorti i zonjës Xhacka po ndërton një hotel në bregdetin e Dhërmiut. Trualli i blerë nga persona privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

kuvend olta xhacka mandat gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll