Politike

Protesta e thirrur nga opozita, policia rrethon me gardh metalik bashkinë dhe Ministrinë e Brendshme (FOTO)

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

11 Prill 2024, 11:01 Nga r.ll
Protesta e thirrur nga opozita, policia rrethon me gardh metalik bashkinë
pamje nga bashkia

TIRANË- Pak para nisjes së protestës së thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës, policia ka rrethuar me gardh metalik godinën e bashkisë dhe ministrisë së Brendshme. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. E njëjta protestë u zhvillua 6 ditë më parë, ku qytetarët bllokuan rrugën para bashkisë, ku hodhën vezë dhe mollë në drejtim të godinës. I pranishëm në protestën e kaluar ishte dhe kreu i Partisë së Lirisë. 

proteste 11 prill 2024

Sondazh

Poll