Politike

Sot protestë para bashkisë, vendosen autobotë para Kuvendit

Ndërkohë, Kuvendi është “blinduar” pas paralajmërimit të protestës së thirrur nga opozita për dosjen 5D ku drejtorë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë u arrestuan për korrupsion. 

11 Prill 2024, 09:52 Nga r.ll
Sot protestë para bashkisë, vendosen autobotë para Kuvendit
pamje para kuvendit

TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, pritet të zhvillohet në orën 11:00 një protestë ku kërkohet dorëheqja e krybashkiakut Erion Veliaj. 

Ndërkohë, Kuvendi është “blinduar” pas paralajmërimit të protestës së thirrur nga opozita për dosjen 5D ku drejtorë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë u arrestuan për korrupsion. 

Autobotë dhe qen policie janë vendosur në hyrje të Parlamentit në rast se protestuesit do të zhvendosen pranë godinës së Kuvendit. Një orë para protestës do të nisë edhe seanca plenare e radhës. 

proteste 11 prill 2024

Sondazh

Poll