Politike

Kërkuan ndryshim të masave të sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit 

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

8 Prill 2024, 13:59 Nga r.ll
Kërkuan ndryshim të masave të sigurisë, GJKKO rrëzon
sali berisha, jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Ata kërkuan ndryshim të masave të sigurisë "arrest në shtëpi".  Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi mospranimin e kërkesave të tyre. 

Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Ish-kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv "Partizani", mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

sali berisha irena gjoka jamarber malltezi gjkko

Sondazh

Poll