Politike

Komisioni për TIMS/ Gogu: Doni t’i jepeni pafajësinë Berishës! Salianji: Vetë e kërkuat, apo iu tërhoqën veshin

Gogu thotë se është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës. Nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

8 Prill 2024, 12:40 Nga r.ll
Komisioni për TIMS/ Gogu: Doni t’i jepeni pafajësinë
komisioni hetimor per tims

TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Mbledhja ka nisur me debate mes kreut të Komionionit, Ervin Salianjit dhe nënkryetarit Tonin Gogu për thirrjen e Sali Berishës si dëshmitar për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet. 

Gogu thotë se është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës. Nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

Gogu: Kam vërejtje për planin paraprak të hetimit. Është plan i deformuar. Planin e hetimit e propozojnë ekspertet qe ne do t’i miratojmë sot. Doni të bëheni gjyqtari i Berishës, ndoshta dhe t’i jepni pafajësinë, por ky komision as nuk e ka në objekt pune të bëjë këtë gjë. Ky komision merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë TIMS. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Nuk marrim kompetenca të drejtësisë. Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Salianji: Janë deklarata politike që s’kanë të bëjnë më punën e komisionit, ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i këtij komisioni, mund të jenë objekt i fallxhoreve. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problem i imi. Një kolege e komisionit, por edhe ju si nënkryetar i komisionit, keni propozuar. Duke pasur parasysh që kishit tre emra si propozime, unë për të pasur konsensus të gjerë, që në këtë komision jemi për të qenë përballë atyre që kanë ndërhyrë në komision për llogari të krimit dhe politikës. Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi.

ervin salian komisioni hetimor per tims 8 prill 202

Sondazh

Poll