Politike

Projektligji për FA/ Bardhi e kundërshton: I vetmi kriter për karrierë në ushtri, është firmosja e ndonjë prone për oligarkët

Bardhi tha se se do ta votojnë kundër, pasi sipas tij, nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë, e kanë arritur me ndershmëri.

8 Prill 2024, 12:07 Nga r.ll
Projektligji për FA/ Bardhi e kundërshton: I vetmi kriter për
komisioni i ligjeve

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij është shprehur se është kundër projekligjit për “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Bardhi tha se se do ta votojnë kundër, pasi sipas tij, nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë, e kanë arritur me ndershmëri. Ai tha se i vetmi kriter për të bërë karrierë në Ushtri është firma për kalimin e pronave tek oligarkët, teksa shtoi se njërin prej tyre e çuat në Presidencë, duke nënkuptuar presidentin Bajram Begaj. 

“Ne do ta votojmë kundër këtë  ligj, sepse nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë ne Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët. E kemi parë ca ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i  kanë marrë ata që kanë firmosur prona, i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në  presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë behet. Ne nuk mund  të rrimë pa shprehur shqetësimin, kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen sipërfaqe të tëra me lënde narkotike. Vlerësojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuar por s’mund të heshtim për politizimin që keni bërë”, tha Bardhi.

gazment bardhi komisioni i ligjeve 8 prill 2024

Sondazh

Poll