Politike

Komisioni për sistemin TIMS/ “Shiko si rrinë ata se të kanë frikë”, replika mes Salianjit dhe Naços: Faleminderit mësues Nasipi!

Pas tërheqjes së mazhorancës për të thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha si dëshmitar, Salianji u shpreh se nuk beson se kjo është një përpjekje për ta mbrojtur Berishën që të mos vijë të paraqitet dhe japë llogari.

8 Prill 2024, 13:27 Nga M.B
Komisioni për sistemin TIMS/ “Shiko si rrinë ata se të
Komisioni

TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS është shoqëruar me replika mes kryetarit, Ervin Salianji dhe deputetit të PS-së, Nasip Naço. Pas tërheqjes së mazhorancës për të thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha si dëshmitar, Salianji u shpreh se nuk beson se kjo është një përpjekje për ta mbrojtur Berishën që të mos vijë të paraqitet dhe japë llogari.

Ai po ashtu tha se nuk beson se mazhoranca mund të ketë frikë nga paraqitja e Berishës, por, Salianji shtoi, se arsyeja pse PS ka këtë diferencë në dy ditë në qëndrime, është e qartë, sipas tij. Nga ana tjetër Naço u shpreh se në planin paraprak të hetimit, një prej ligjeve kishte ndryshuar dhe kjo duhej saktësuar, koment që është ironizuar nga Salianji.

Pjesë nga debati:

Salianji: Duhet të thërrasim edhe Sali Berishën, si ish kryeministër sepse ka pasur ngjarje, edhe Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm sepse ka të bëjë me sistemin TIMS, Nuk besoj se jo është një përpjekje e juaja për ta mbrojtur Berishën që të mos vijë të paraqitet dhe japë llogari, ashtu siç nuk besoj dot se mund të keni frikë nga paraqitja e tij. Por se pse e keni këtë diferencë në dy ditë në qëndrime kjo është e qartë. Objekti i hetimit nuk përcaktohet nga dëshira dhe vullneti i asnjërit prej nesh, është i ngarkuar nga Kuvendi. Duhet të vazhdojmë punën, nëse e vazhdoni prap për të krijuar tymnaja dhe për t’iu shmangur thelbit të problemit, besoj nuk do t’ia dilni dot. Përmendi fjalë që nuk dua të bëj batutë për shkak të etikës, s’mund të përmendi kashtë e të tjera.

Naço: Keni gabuar dhe dështuar me sukses.

Salianji: Faleminderit për komplimentin.

Naço: Ta mbaroj.

Salianji: As faleminderit nuk keni qejf.

Naço: Në faqet që kam unë para për planin paraprak të hetimit, Apo nuk e keni bërë ju planin paraprak? Ligji ka ndryshuar dhe nuk e ke këtu, nuk e keni thënë në asnjë faqe. Nuk keni përcaktuar korrekt nenin.

Salianji: Mund të depozitoni padi në Gjykatë Kushtetuese sepse keni kapur një shkelje shumë të rëndë.

Naço: Nëse do ta dështosh me sukses Komisionin, po ia arrin qëllimit, po flas sepse nuk keni cituar korrekt nenin. Të kalojmë tek zgjedhja e ekspertëve se mos gaboni prapë, është e rëndësishme që edhe ju të konsultoheni. Nëse keni besim tek vetja do të dështoni prapë, siç dështuar në zgjedhje. Të zgjedhim ekspertët një orë e më parë që të mos gaboni në citimin e ligjeve. Vazhdojmë me planin hetimit, e filloni nga patronazhistët, vini tek Komisioni,  kërkoni gjithë trupin diplomatik për të dëshmuar, vetëm ju mund ta bëni.

Salianji: Faleminderit mësues Nasipi. Ne vumë mend pas kësaj, do ta reflektojmë dhe do ta vendosim. Faleminderit

Naço: A t’ia kujtojmë me shkop bejsbolli atij burrit atje? A t’ia kujtojmë. Shiko si rrinë ata se të kanë frikë.

Salianji: Me qetësi, e bukura është që nëse vazhdoni Komisionin me këtë formë mund ta marr prap një shkop ta mbaj këtu, mos u shqetësoni për këtë. Por të them të drejtën të ma thoni këtë ju mësues Nasipi që e keni ndërruar nja 3 herë, që keni herë 3 herë këtej, e 2 herë andej, ndërsa unë kam qenë në një drejtim, tek PD nga fillimi deri në fund. Do ta reflektojmë dhe do e ndryshojmë fjalën. Nëse doni të bëni cirk, po e lë që të shpreheni për të kuptuar publiku. A merreni me shkopin tim, ju flet subkoishienca vetë. Objekti i hetimit është i qartë.

komisioni hetimor

Sondazh

Poll