Politike

Debate te Komisioni për TIMS/ Salianji thirrje institucioneve: Mos falsifikoni procesverbale apo protokolle. Gogu: Qëndro në shinat e ligjit

Nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se planin e hetimit do e propozojnë ekspertët, ndërsa i kërkoi të “qëndrojë në shinat e ligjit”.

8 Prill 2024, 12:59 Nga r.ll
Debate te Komisioni për TIMS/ Salianji thirrje institucioneve: Mos
komisioni hetimor i tims

TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Kreu i Komisionit, Ervin Salianji u bëri thirrje institucioneve të mos falsifikojnë procesverbale apo protokolle që janë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Ai tha se kanë informacione të verifikuara për ato që thonë Komision, ndërsa shtoi se "do të jemi të gjithë bashkë për të provuar ose jo ato që themi”.

“Mos hajdeni një ditë me mendjen tuaj, një ditë me mendjen e dikujt tjetër se e paralajmërova, të mbetemi në objektin që ka ky Komision Hetimor. Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos ketë guxim askush të falsifikojë proces-verbale, protokolle apo akte të tjera që do jenë objekt i veprimtarisë së këtij Komisioni Hetimor. Ne kemi informacione të verifikuara për ato që themi, do të jemi të gjithë bashkë për të provuar ose jo ato që themi. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se kanë shumë xhan reformën në drejtësi dhe zbatimin e ligjit”, tha ai.

Nga ana tjetër nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se planin e hetimit do e propozojnë ekspertët, ndërsa i kërkoi të “qëndrojë në shinat e ligjit”.

“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh. Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Toni Gogu.

ervin salianji tonin gogu komisioni hetimor per tims 8 prill 2024

Sondazh

Poll