8 Prill 2024, 13:10
Nga r.ll
ervin salianji, blerina gjylameti
TIRANË- Një tjetër debat ka ndodhur te mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS-in, kësaj here mes kryetarit Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Blerina Gjylameti.
Kjo e fundit tha se ky komision nuk është ngritur për të hetuar ministra e kryeministra, por sipas saj për të hetuar çfarë ka ndodhur më 2 gusht të 2023. Për thirrjen e Berishës si dëshmitar, ajo tha se fillimisht duhet t'i lëmë këta njerëz të mbarojnë punë me drejtësinë. Ndërsa ironizoi mbledhjet poshtë ballkonit të Berishës duke thënë se i këndojnë "Romeos" çdo natë.
PJESË NGA DEBATI:
Gjylameti: Komisioni hetimor është ngritur për të hetuar çfarë ka ndodhur në 2 gusht 2023. Nuk është ngritur për tëhetuar kryeministra e ministra. Keni nenin 15, ku planin hetimor e propozojnë ekspertët që duhet t’i votojmë së bashku dhe më paskalojmë në thirrjen e dëshmitarëve që duhet të kenë lidhje me çështjen. Gjatë hetimit të thërritet edhe Berisha. Institucionin do hetojmë, jo individin. Duhet të vijë vetëm pasi del e nevojshme nga hetimi. Ironinë mos e kthe në të vërtetë. Mos e shit si shpëtimtar dhe kalorës i drejtësisë dhe pafajësisë. Si thirren dëshmitarët? Kush e mori vendimin që ke vendosur emrat atje? Do i lësh këta njerëzit të mbarojnë punë me drejtësinë pastaj t’i thërrasim këtu. Sado ta duash “Romeon”, shkojmë dhe i këndojmë atje poshtë ju apo kushdo tjetër… ne nuk kemi dëshirë të vazhdojmë këngën tuaj të vjetër, të lodhur dhe të stonuar.
Ndërsa Salianji tha se Berisha u thirr si dëshmitar sepse vetë PS e kishte kërkuar. Më tej iu drejtua Gjylametit duke i thënë se "unë besoj se zoti Berisha është “Romeo” po aq sa jeni ju “Zhuljeta”."
Salianji: Komisionit i jap seriozitetin e duhur. Dua të mos gjeni asnjë sebep për të ikur se gati jeni. Shpresoj të jeni në të njëjtën anë me ne për të luftuar çdo keqbërës. Nuk di të lexoj ëndrra, as elementët e çdo metafore apo figure letrare që përdoret. Ju thoni se unë unë mendoj se duhet thirrur edhe zotin Sali Berisha ish-kryeministër e Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm dhe funksionarët e Policisë së Shtetit… Nuk i shpëtojmë këtij hetimi çfarë do që të bëni. Nëse ju doni ta nxirrni zotin Berisha, nuk është as ëndërr as qëllimi im. Dhe t’ju them të vërtetën zonja Gjylameti, unë besoj se zoti Berisha është “Romeo” po aq sa jeni ju “Zhuljeta”. Po ta besoja këtë s’do isha këtu.
ervin salianji blerina gjylamenti
Politike
8 Prill 2024, 12:59
r.ll
komisioni hetimor i tims
TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemi...
Politike
8 Prill 2024, 12:40
r.ll
komisioni hetimor per tims
TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin ...
Politike
8 Prill 2024, 12:27
r.ll
komisioni i ligjeve
TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve, është miratuar me 13 vota pro, 3 kundër d...
Politike
8 Prill 2024, 12:07
r.ll
komisioni i ligjeve
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,...
Politike
8 Prill 2024, 11:55
r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Pas arrestimit të tre drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shaba...
Politike
8 Prill 2024, 11:49
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 3 zyrtarët e Bashkisë Tropojë, të cilët akuzohet se...
Politike
8 Prill 2024, 11:46
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shë...
Politike
8 Prill 2024, 11:31
r.ll
vangjush dako
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për...
Politike
8 Prill 2024, 11:15
r.ll
selia e pd-së së vulës
TIRANË- Kryesia e PD-së së vulës, ka miratuar një ditë më parë një rezol...
Politike
8 Prill 2024, 10:43
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialis...