Sport

Tashmë ka një arbitër për super-sfidën Real Madrid - Man.City të Champions…

Gjyqtari francez François Letexier do të drejtojë ndeshjen që do të luhet të martën e ardhshme në orën 21:00 në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.

7 Prill 2024, 15:00 Nga DOSJA

Tashmë ka një arbitër për super-sfidën Real Madrid -

SPANJE - UEFA ka caktuar francezin François Letexier për të drejtuar duelin e së martës mes Real Madrid dhe Manchester City, i cili do të luhet në ‘Bernabeu’ dhe korrespondon me ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Jérôme Brisard, gjithashtu një francez, do të jetë në VAR.

François Letexier, 34 vjeç, ka arbitruar dy herë Real Madridin në Champions League dhe në të dyja rastet, skuadra e bardhë ishte fituese. E para ishte në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League 2002/23.

Letexier arbitroi edhe duelin mes Real Madridit dhe Chelseat në ‘Bernabéu’ që përfundoi me fitoren 2-0 të bardhët. E fundit ishte këtë sezon, në fazën e grupeve dhe francezi arbitroi fitoren 4-2 të ‘los blancos’ ndaj Napolit.

Nga ana e tij, ai nuk e ka drejtuar asnjëherë Manchester Cityn në Champions League, por e ka arbitruar në Superkupën e fundit të Europës, të luajtur nga skuadra angleze kundër Sevillas. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Man.City përfundoi duke marrë titullin pas penalltive. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll