Sport

E FUNDIT/ Portieri Szczesny njofton largimin nga kombëtarja polake: “Është koha që t’u lëmë radhën të rinjve!”...

Wojciech Szczesny e ka thenë këtë një intervistë, ku ka folur për kombëtaren e Polonisë.

7 Prill 2024, 14:30 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Portieri Szczesny njofton largimin nga kombëtarja polake:

POLONI - Ai deklaroi se pas “Euro 2024” do të tërhiqet nga kombëtarja, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për t’i hapur rrugën brezave të rinj.

“Po, mund të themi se do të tërhiqem pas “Euro 2024”. Më lejoni t’ju them, mund të jetë ende e vështirë të flasim pas Kampionatit Evropian. Askush nuk po përpiqet të më bindë që ta ndryshoj këtë vendim dhe familja ime e di se cilat janë planet e mia dhe mendoj se ata e dinë se ky është rendi i natyrshëm i gjërave.

Nuk ka kuptim të nis një cikël të ri të kombëtares, pra përgatitjen për Botërorin, nëse nuk e përfundoj. Për të qëndruar në kombëtare dhe për të luajtur disa ndeshje të Ligës së Kombeve, mendoj se është më mirë t’ua lëmë të tjerëve detyrën e përgatitjes së plejade të re”-u shpreh Szczesny.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll