Sport

Frank Lampard mund të ulet në stolin e një kombëtareje… përtej Atlantikut

Kombëtarja e Kanadës është duke kërkuar trajner të ri për para-kualifikimet në Kupën e Botës 2026.

7 Prill 2024, 14:00 Nga DOSJA

Frank Lampard mund të ulet në stolin e një

ANGLI - Një emër surprizë që po qarkullon në mediat angleze, është ai i Frank Lampardit, i cili është papunë qysh nga viti i kaluar.

Ish-mesfushori dhe trajner i Chelsea është kandidati kryesor që mund ta marrë rolin e trajnerit te kombëtarja e Kanadës dhe si objektiv pritet të jetë kualifikimi në Kupën e Botës 2026, që mbahet në Amerikë, Meksikë dhe Kanadë.

Kujtojmë që kombëtarja e Kanadas ka lojtarë fantastik, sidomos dyshja: Jonathan David (Lille) dhe Alphonso Davies (Bayern Munich).

Frank Lampard së fundmi ishte trajner te Chelsea, ku e kishte marrë klubin për ta përfunduar sezonin 2022-23. Në të kaluarën ish-mesfushori i ‘bluve’ të Londrës ka qenë trajner edhe te skuadrat, si: Derby County dhe Everton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll