Sport

Fenerbahçe në shenjë proteste mund të baktisë finalen e Superkupës me Galatasaray…

Një reagim pritet ndaj refuzimit të Federatës Turke, për të shtyrë finalen e Superkupës ndaj Galatasarayt, për shkak të ndeshjes europiane ndaj Olympiakos

7 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

Fenerbahçe në shenjë proteste mund të baktisë finalen

TURQI - Ndryshimi i planeve për Fenerbahçen për finalen e Superkupës së Turqisë, e planifikuar për sonte në orën 20:30.

Drejtuesit e skuadrës turke kishin vendosur të zbresin dhe të konkurrojnë në këtë ndeshje me ekipin e saj U19, si reagim ndaj refuzimit të federatës për ta shtyrë ndeshjen për shkak të ndeshjes europiane ndaj Olimpiakosit, si dhe për të caktuar një gjyqtar të huaj për këtë ndeshje.

Por kjo duket se po ndryshon sipas Yagiz Sabundcuoglu, i cili është shprehur se klubi turk ka vendosur ta nisë lojën normalisht, duke rreshtuar skuadrën e parë, por do të tërhiqet nga fusha menjëherë pas fillimit të ndeshjes.

Siç vë në dukje gazetari turk me përvojë në postimin e tij në X, ky është plani i drejtuesve të skuadrës teksa flasim, duke lënë mundësi që ky plan të ndryshojë deri në orën e ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll