Sport

Daniele De Rossi në ekstazë: "Fitimi i derbit si trajner, ka një shije tjetër"...

Trajneri italian Daniele De Rossi fitoi duelin e parë me Lazion si trajner në “Olimpico’

7 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Daniele De Rossi në ekstazë: "Fitimi i derbit si trajner, ka

ITALI - Pas fishkëllimës së fundit, Daniele De Rossi, tregoi se ishte më mirë të fitonte derbin e parë si trajner sesa si futbollist i Romës:

“Thashë që pasi fitova derbin e parë si futbollist, se isha njeriu më i lumtur në botë. Ndoshta sot babai im është njeriu më i lumtur në botë. Të fitosh derbin është gjithmonë mirë, por ta bësh si trajner ka një shije tjetër, sepse pesha e një disfate të mundshme bie mbi ty”.

Triumfi i fundit i ‘verdhekuqve’ ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm ishte tre vjet më parë, në vitin 2021, kur Paulo Fonseca ishte trajner: “Ishte një kohë e gjatë pa fituar, ne ndjemë presionin e asaj loje. Jam shumë i lumtur, si trajner ka më shumë tension emocional dhe minutat e fundit ishin absurde. E pyeta nëse punonte kronometri, u ndal në 87 minuta (qesh).”

Zëvendësuesi i José Mourinhos nuk e di të ardhmen e tij, por garanton se ai është i lumtur në vendin ku ishte i lumtur si lojtar: “Nuk di si ta shpjegoj, kjo mundësi e madhe ra nga qielli. Më thonë se kam pasur guxim, por stërvis lojtarë të fortë që fshehin disa nga të metat e mia.

Nuk e di të ardhmen time, por po shijoj të tashmen dhe sot do të jem me birrë dhe patate të skuqura në divan, duke parë Milanin,”- tha ai, duke parë përpara për ndeshjen e radhës, ndeshjen e parë të çerekfinale të Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll