Sport

Dybala 'kacafytet' me Guendouzin dhe na rikujtoi... finalen e Kupës së Botës 2022

Ndërkombëtari argjentinas u konfliktuan fizikisht me mesfushorin francez të Lazios…

7 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

Dybala 'kacafytet' me Guendouzin dhe na rikujtoi... finalen e

ITALI - Roma priti dhe mundi Lazion këtë të diel me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 31-të të Serisë A. Siç është zakon, derbi romak pati edhe një herë momente, ku u ndezën temperamentet mes lojtarëve.

Një nga këto momente përfundoi të ishte diçka për të folur. Dybala dhe Guendouzi, të cilët ishin “copëtuar” disa herë me njëri-tjetrin, ishin protagonistë.

Në minutën e 66-të mesfushori francez dhe sulmuesi argjentinas u përfshinë sërish në një përleshje, por këtë herë Dybala goditi pikën e dobët të Guendouzi-t.

Në pamjet e transmetuara, mund të shihet lojtari argjentinas, duke u konfliktuar me  Guendouzi, gjë që nuk ishte aa më pak dhe as më shumë, veçse një ‘fotografi’ që aludon një grindje në Botërorin  2022, të fituar nga Argjentina kundër skuadrës franceze, pjesë e së cilës ishte edhe Guendouzi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll