Sport

Igor Tudor i irrituar: “Shumë lojtarë ende ndjekin udhëzimet e Sarrit…”

Trajneri i Lazios shpjegon se sportistëve të tij u duhet ende më shumë kohë për të asimiluar të gjitha idetë e tij.

7 Prill 2024, 11:30 Nga DOSJA

Igor Tudor i irrituar: “Shumë lojtarë ende ndjekin

ITALI - Pas fishkëllimës së fundit, trajneri Igor Tudor ishte i dëshpëruar për rezultatin, por edhe për kalendarin, duke qenë se në tetë ditë pati tre duele të mëdha, dy me Juventusin dhe më pas me ‘verdhekuqtë’: “Përballja me Romën në derbi në fund të një jave, pas dy ndeshjesh.

Loja kundër Juventusit ishin fantastike, veçanërisht sepse kishim pak kohë për të punuar dhe zgjidhur disa gjëra të brendshme. Më duhet të njoh më mirë skuadrën, por edhe ata kanë nevojë për kohë për të interpretuar më mirë futbollin që më pëlqen, por ne duhet t'i përgëzojmë lojtarët dhe të punojmë."

Kroati shpjegoi gjithashtu se i duhet më shumë kohë që lojtarët e tij të përvetësojnë më mirë idetë e tij: “Do të duhet pak kohë për të gjetur ekuilibrin tonë. Kam besim, jam optimist, por lojtarët e mi ende ndjekin udhëzimet e Sarrit, të cilat janë shumë të ndryshme nga të miat”.

“Që tani e tutje ne do të luftojmë, padyshim, por Roma është një ekip i vështirë për t'i bërë presion. Kemi vuajtur me nivelin e tyre fizik, por tashmë është ndeshja e dytë në tre ditë dhe kjo nuk premton mirë për pjesën e fundit të një sezoni kaq të komplikuar”,- tha ai, duke mbajtur parasysh objektivin e klubit që është kualifikimi në garat evropiane të sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll