Sport

Bayern po përgatit revolucion këtë verë: "Shumë gjëra duhet të ndryshojnë"

Me dy muaj të mbetur deri në fund të sezonit, Bayern është ‘gjallë’ vetëm në Champions League

7 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Bayern po përgatit revolucion këtë verë: "Shumë

GJERMANI - Bayern ka dominuar Bundesligën me një dorë të hekurt për njëmbëdhjetë vitet e fundit. Sezonin e kaluar ata përfunduan duke marrë 'Meisterschale' në ndeshjen e fundit pas barazimit të Borussia Dortmund (lider para fillimit të ditës së fundit) kundër Mainz, megjithatë, këtë sezon ata nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një Bayer Leverkusen që ai tashmë kryeson me 16 pikë me gjashtë ndeshje të mbetura në kampionatin e ligës.

Kundër FC Heidenheim, klubi bavarez pësoi humbjen e shtatë të sezonit në Bundesligë, diçka që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2011-12, kur Borussia Dortmund përfundoi duke marrë titullin e ligës. I eliminuar në raundin e 32-të të Kupës së Gjermanisë nga një skuadër e kategorisë së tretë, Bayernit i ka mbetur vetëm Champions League për të shpëtuar një sezon që tashmë është një dështim.

Max Eberl, drejtor sportiv, konfirmon revolucionin

Pas humbjes 3-2 kundër FC Heidenheim, në fund të ndeshjes, Max Eberl , drejtori sportiv i Bayernit, u pyet për planifikimin e bordit për sezonin e ardhshëm dhe nëse do të ketë një ristrukturim të skuadrës, për të cilën drejtuesi gjerman nuk hezitoi të rrëfejë: “Po, sepse  ka shumë gjëra që duhen ndryshuar”.

Bayern po përgatit revolucion këtë verë: "Shumë

Megjithatë, të dy Christoph Freund dhe Eberl, kanë konfirmuar se Bayern nuk do të shkarkojë menjëherë Thomas Tuchel. Përveç kësaj, ata kanë siguruar se trajneri gjerman  do të ulet në stolin e ‘Emirates Stadium’ në ndeshjen e radhës të klubit bavarez në çerekfinalen e Champions League kundër Arsenalit.

Sakaq, legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka kritikuar ashpër trajnerin gjerman pas humbjes ndaj FC Heidenheim: "Rezultati thotë shumë. Thomas Tuchel nuk mund të vazhdojë të drejtojë më ekipin! Ka konferenca për shtyp dhe deklarata të çuditshme. Prandaj unë imagjinoj një reagim nga Bayern në 24 ose 48 orët e ardhshme. Skuadra ka nevojë për një shtytje dhe Tuchel nuk mund t'ia japë atë",- pranoi ish-lojtari i Bayernit.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, nëse Bayerni merr përfundimisht vendimin për të hequr dorë nga shërbimet e Tuchel, klubi bavarez do të duhet të dëmshpërblejë trajnerin me 10 milionë euro. Në fakt, sezonin e kaluar ata tashmë duhej të kompensonin Julian Nagelsmann me gati 24 milionë euro.

Asnjë trajner në horizont për sezonin e ardhshëm

Meqenëse Bayern njoftoi në një deklaratë më 21 shkurt se Thomas Tuchel do të largohet nga klubi në fund të sezonit, bordi është ende duke eksploruar kandidatët për të zënë stolin e ekipit gjerman sezonin e ardhshëm. Nagelsmann, Rangnick, Zidane, Mourinho dhe De Zerbi janë disa nga opsionet e trajtuara nga drejtuesit e sportit.

Në një intervistë para ndeshjes kundër FC Heindenheim, Christoph Freund pranoi për ‘Sky Sports’ se "ne jemi në bisedime. Ne duam të gjejmë një trajner me të cilin mund të kalojmë më shumë kohë sesa me trajnerët e viteve të fundit." 

Ndonëse drejtori sportiv nuk ka dashur të flasë për ndonjë trajner specifik, nga Gjermania theksojnë se Nagelsmann mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bayernit, pavarësisht se u shkarkua nga klubi bavarez në mars 2021.

Bayern po përgatit revolucion këtë verë: "Shumë

Sipas informacioneve të 'Bild', Nagelsmann do të ishte i hapur për t'u rikthyer në Bayern, edhe pse në Gjermani nuk është përjashtuar ardhja e José Mourinhos.

Në fakt, Didi Hamnn bëri thirrje për nënshkrimin e portugezit: "Ka shumë trajnerë në treg, por unë mendoj për Mourinhon. Mund të mendoni çfarë të doni për të, por te Chelsea lojtarët e donin atë. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm nga një këndvështrim profesional”,- ka pranuar ish-lojtari gjerman.

Zinedine Zidane, Roberto De Zerbi dhe Ralf Rangnick janë emrat e tjerë që bordi ka në portofolin e tij. Gjithsesi, do të duhet të presim verën për të parë kërcimin e trajnerëve në stola dhe kë në fund zgjedh skuadra bavareze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll