Politike

Dosja Babale, prokuroria merr të pandehur ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji

6 Mars 2019, 14:31 Nga DOSJA
Dosja Babale, prokuroria merr të pandehur ish-deputetin e PD-së Ervin

TIRANË- Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish deputetin e PD Ervin Salianji për çështjen Babale. Ish-deputeti Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë,  ndërsa është thirrur të premten në orën 09:00 të njihet me akuzën dhe aktet e dosjes.

Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Salianji po hetohet për kallëzim të rremë, për denoncimin e audiopërgjimit të “Babales” (Albert Veliut) ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Rolin e Agron Xhafajt e kishte luajtur kunati i “Babales”, Fredi Alizoti. Video që denoncoi Salianji në konferencë për mediat i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi.

Për këtë Prokuroria ka nisur hetimet për Albert Veliun, i etiketuar si Babalja, gazetarin që intervistoi Babalen, Jetmir Olldashin dhe Ervin Salianjin i cili publikoi fashikuj nga dosja hetimore.

Albert Veliu, kërkoi së pari azil politik në Kosovë, e më pas u arratis drejt Hungarisë, ku ka kërkuar sërish azil. Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kanë kërkuar Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike babale ervin salianji salianji nën akuzë babale ervin salianji salianji nën akuzë

Sondazh

Poll