Politike

Maliqi tregon mesazhet që demokratët i çonin Berishës për Bashën: Çfarë na bëre, kthehu ose të gjendet tjetër

6 Mars 2019, 17:24 Nga DOSJA
Maliqi tregon mesazhet që demokratët i çonin Berishës

Tiranë- Lefter Maliqi, i cili është deputeti më i ri i Kuvendit i dalë nga lista Basha dhe që u betua ditën e djeshme, vijon me akuzat në drejtim të lidershipit të Partisë Demokratike.

Sipas tij, votat janë vjedhë nga të 3 partitë e mëdha kush më shumë e kush më pak.

I ftuar në studion e televizionit Ora News, Maliqi shprehet se Partia Demokratike ka probleme me lidershipin dhe ajo do të fitojë vetëm kur të largohet Lulzim Basha.

“Për vjedhje votash, qëndron si nuk qëndron. Ka vjedhur edhe PD edhe LSI, kush më shumë e kush më pak. E di pse kërkojnë largimin e kryeministrit këta? Këta kërkojnë largimin e kryeministrit sepse e shikon Luli që nuk fiton dot. PD fiton po të ndryshojë lidershpin. Nuk ngjall shpresë, nuk frymëzon, nuk mban fjalë, nuk sjell optimizëm. Flet fjalë të bukura 7 x 6, 49 , këndon tik-take, po nuk është kjo”, – është shprehur Maliqi.

Sipas tij, demokratët i kanë çuar mesazhe vazhdimisht liderit historik të PD-së, që ose të largonte Bashën e të vendoste ndonjë tjetër, ose të rikthehej ai vetë.

“Nuk është lider, madje i çonin mesazhe Berishës “çfarë në bëre”, demokratë që ishin aty, i çonin mesazh “kthehu ose të gjendet një tjetër”, dmth nuk ngjit. Unë them e mori doktori për dore e bëri miliarder. Gjynah për demokratët, i la në atë rrugë dhe po i përdor. PD do të fitojë pasi të ikë Luli. Nuk është i aftë Luli”, – deklaroi Maliqi.

Ai një ditë më parë u shpreh se është politika ajo që ka nevojë për të, e jo ai për politikën, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Bashës, pasi sipas tij po e merr në qafë PD-në. (Lexo këtu)

Lefter Maliqi, është deputet i dalë nga lista e PD-së në Berat, i cili pranoi mandatin e deputetit, përkundër vendimit të Grupit, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lefter maliqi maliqi pranon mandatin ] djegia e mandateve te opozites lefter maliqi maliqi pranon mandatin ]

Sondazh

Poll