Shqipëria përzë gazetaren angleze, Taylor: Pres fëmijë shqiptar, vendimi është politik
6 Mars 2019, 17:47Nga DOSJA
Tiranë- Autoritetet shqiptare kanë refuzuar rinovimin e lejes së qëndrimit për gazetares angleze, Alice Taylor, e cila ka qënë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare në preononcimin për televizionin rus “Russia Today”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale ndërsa shkruan se është kërkuar largimi i saj, ndonëse është në muajin e 6 të shtatëzanisë me fëmijën e të fejuarit të tij shqiptar.
“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetar dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit.
Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Me një fëmijë shqiptarë”, – shkruan Taylor.
Alice Taylor, mësohet se është e lidhur me një shqiptar, të quajtur Ergys Hoxha, për të cilin hodhën dyshimet se ishte truproja e Lulzim Bashës. Taylor reagoi duke e mohuar që partneri i saj të ketë punuar për Bashën. Ergys Hoxha, është fotografuar fare pranë liderit të opozitës Lulzim Basha dhe është një ndër të proceduarit për protestën e opozitës të mbajtur më 26 shkurt.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili e quan këtë vendim një hakmarrje politike provinciale dhe çnjerëzore. (Lexo këtu)
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Lefter Maliqi, i cili është deputeti më i ri i Kuvendit i dalë nga lista Basha dhe që u betua ditën e djeshme, vijon me akuzat në drejtim të lidershipit...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish deputetin e PD Ervin Salianji për çështjen Babale. Ish-deputeti Ervin Salianji akuzohet për kallëz...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas marrjes si të pandehur të ish-deputetit të PD, (Lexo këtu) Ervin Salianji për çështjen “Babale”. Në një de...
Një kullë tjetër e lartë do të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës. Kulla, e quajtur Tirana’s Roc...
Kompania Yohji Yamamoto, e cila është shumë e njohur në fushën e modës ka prezantuar koleksionin e saj të ri për pranverën e vitit 2019. Në faqen e revistës Vog...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vijon të marrë letra falënderimi për punën dhe veprimtarinë gjatë aktivitetit të tij si kryediplomat i vendit në vitit 201...
TIRANË- Opozita mori vendimin në mënyrë unanime për djegien e mandateve, por nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend, kjo situatë nuk është mar...
TIRANË- Pas pranimit të mandatit të deputetit nga anëtari i OMONIAS, ka ardhur një reagim nga kjo organizatë, e cila shprehet kundër Grigor Kakramelos.Kara...
BRUKSEL- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europia...
TIRANË- Ministri për Shtetin dhe Diapsorën, Pandeli Majko është një nga figurat më popullore të të majtës shqiptare dhe politikës. Gjatë një interviste për...