Aktualitet

VIDEO/ E akuzuar për dosjen 5D Konstruksion, Debora Keçi paraqitet në SPAK

Keçi sipas procedurës ligjore duhet që të paraqitet para oficerit ligjor, çdo të premte të parë të muajit.  

5 Prill 2024, 14:02 Nga I.A
VIDEO/ E akuzuar për dosjen 5D Konstruksion, Debora Keçi paraqitet
Debora Keçi

TIRANË- Drejtorja e Klubit Sportiv Tirana, Debora Keçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' që i është vendosur. Keçi sipas procedurës ligjore duhet që të paraqitet para oficerit ligjor, çdo të premte të parë të muajit.  

Siç shihet nga fotoja Keçi ka qenë në GJKKO së bashku me avokatin e saj. Debora Keçi  është aktualisht e pezulluar nga puna me vendim të Prokurorisë së Posaçme. Ajo akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

 

SPAK e akuzon Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.

Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.

 

debora keçi spak aksion në bashkinë tiranë

Sondazh

Poll