Aktualitet

Nga mashtrimi tek plagosja me dashje, arrestohen pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Dy persona në kërkim janë arrestuar për veprat penale mashtrimi dhe plagosja e rëndë me dashje.

5 Prill 2024, 12:41 Nga S.B
Nga mashtrimi tek plagosja me dashje, arrestohen pesë persona në
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy persona në kërkim janë arrestuar për veprat penale mashtrimi dhe plagosja e rëndë me dashje.

Ndërkohë mësohet se arrestimet e tjera kanë ardhur si pasojë e veprave penale vjedhja në market, drejtimi motomjetit pa leje si dhe aksidentimi me pasojë vdekjen e një endacaku. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Arrestohen në flagrancë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan vendimin penal për shtetasen në kërkim E. K., 40 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. B., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën "Fabrika e qelqit".

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

M. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak). 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirane arrestime

Sondazh

Poll