Aktualitet

Ofendoi ish-gruan e pajisur me urdhër mbrojtjeje nëpërmjet telefonit, procedohet në gjendje të lirë 36-vjeçari në Lushnje

Kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

5 Prill 2024, 12:19 Nga S.B
Ofendoi ish-gruan e pajisur me urdhër mbrojtjeje nëpërmjet
foto ilustruese

LUSHNJE- Procedohet në gjendje të lirë një 36-vjeçar në Lushnje pasi mësohet se ka fyer nëpërmjet bisedës telefonike ish-gruan e tij. Kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Një i mitur i cili ishte larguar nga banesa prej dy ditësh është gjetur nga Policia dhe është dorëzuar tek nëna e tij në gjendje të mirë shëndetësore. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka fyer nëpërmjet telefonit, ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 03.04.2024, për largimin nga banesa të një 16-vjeçari (rast i kallëzuar nga nëna e tij, shtetasja E. B.), ju informojmë se shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e të miturit dhe dorëzimin tek nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

fier lushnje

Sondazh

Poll