Aktualitet

Kërcënoi me pistoletë lodër gjatë konfliktit një person, procedohet në gjendje të lirë 32-vjeçari në Korçë

Si pasojë arma lodër është sekuestruar.

5 Prill 2024, 12:32 Nga S.B
Kërcënoi me pistoletë lodër gjatë konfliktit një
foto ilustruese

KORÇË- Procedohet në gjendje të lirë 32-vjeçari me inicialet K.A pasi gjatë një konflikti ka kërcënuar me pistoletë lodër një person. Si pasojë arma lodër është sekuestruar.

Dy raste të ndryshme zjarri kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe disa gjedhë dhe shpendë në stallën e një 45-vjeçari. Mësohet se në rastin e stallës zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 32 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Mirasit”, Devoll, gjatë një konflikti, dyshohet se ka kanosur me pistoletë lodër, shtetasin T. Ç. Sendi i përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Më datë 04.04.2024, në fshatin Përparimaj, Devoll, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit M. P., 45 vjeç, ku për pasojë janë djegur disa gjedhë dhe shpendë, një sasi me bazë ushqimore dhe disa orendi të ndryshme. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik. 

Më datë 03.04.2024, në fshatin Niçë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 10 hektarë me bimësi. Vijon puna hetimore për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të zjarrvënësve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

pistolete loder korce

Sondazh

Poll