Aktualitet

FOTO/ Protesta para bashkisë, policia furnizohet me bombolat e gazit lotsjellës

Qytetarët kane bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me veze dhe mollë në drejtim të bashkisë. Policia është mobilizuar dhe ka rrethuar ndërtesën e bashkisë ndërkohë raportohet janë shpërndarë edhe gaz lotjsellës.

5 Prill 2024, 11:59 Nga N.F
FOTO/ Protesta para bashkisë, policia furnizohet me bombolat e gazit
Policia

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme po zhvillohet proteta para bashkisë së Tiranës. Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë ku kërkojnë largimin e kyebashkiakut Veliaj ndërsa që në minutat e para të protestës janë regjistruar tensione.

Qytetarët kane bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me veze dhe mollë në drejtim të bashkisë. Policia është mobilizuar dhe ka rrethuar ndërtesën e bashkisë ndërkohë raportohet janë shpërndarë edhe gaz lotjsellës. Nga foto e shpërndara duken policët të cilët shpërndajnë mes njëri-tjetrit gazlotsjellës të cilin mund ta përdorin kundër protestuesve.

 

proteste bashkia e tiranes gaz lotsjelles policia

Sondazh

Poll