Aktualitet

Plagosja e nxënëses shqiptare në Finlandë, policia: 12-vjeçarja po lufton për jetën në spital

Shqiptarja nga Kosova u plagos rëndë nga të shtënat të cilat u regjistruan në shkollën e saj ku humbi jetën një 12-vjeçar. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër.

5 Prill 2024, 12:52 Nga N.F
Plagosja e nxënëses shqiptare në Finlandë, policia:
Policia

FINLADË- Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me fatin e 12-vjeçares shqiptare e cila u plagos në Finlandë. Shqiptarja nga Kosova u plagos rëndë nga të shtënat të cilat u regjistruan në shkollën e saj ku humbi jetën një 12-vjeçar. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër.

Një komisioner i policisë finlandez, Kimmo Hyvarinen, ka konfirmuar se dy vajzat janë të shtruara ende në spital dhe po luftojnë me jetën. Policia ende nuk ka mundur t’i intervistojë më në detaje ato ndërsa njëra nga vajzat u intervistua shkurtimisht nga policia ditën e të shtënave. Viktima e dytë nuk është dëgjuar fare.

“Ata mund të konsultohen nëse mjeku e lejon. Ata po luftojnë për jetën e tyre,” thotë Hyvarinen.


Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri. I dyshuari, po ashtu 12 vjeçar, ka thënë se motivi i aktit ka qenë bullizmi në shkollë.

 

finlande te shtena kosova

Sondazh

Poll