Aktualitet

EMRI/ Arrestohet i shpalluri në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Elbasan

Mësohet se 36-vjeçari Klaudio Trungu është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 5 vite ku i ka mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë burg.

5 Prill 2024, 12:55 Nga S.B
EMRI/ Arrestohet i shpalluri në kërkim për prodhim dhe shitje
foto ilustruese

ELBASAN- Kapet dhe arrestohet i shpalluri në kërkim për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve në Elbasan. Mësohet se 36-vjeçari Klaudio Trungu është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 5 vite ku i ka mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë burg. Me rastin e mësipërm do të merret Prokuroria e Elbasanit. 

Njoftimi i Policisë: 

Kapet dhe ndalohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Klaudio Trungu, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 13.09.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

elbasan prodhimi shitja narkotikeve

Sondazh

Poll